Nëse flisni gjuhën gjermane, aplikoni duke plotësuar formularin më poshtë:
Si pjesë e ekipit tonë, ju do të:
- Krijoni eksperienca të veçanta rreth produkteve të klientit, e duke i informuar ata në lidhje me llogaritë e tyre.
- Përcillni trajnime të shumta që do ju përgatisin për sfidat e ndryshme në këtë rol.
- Ofroni zgjidhje për çështjet e klientëve për të ofruar një përvojë të shkëlqyer për konsumatorët.
- Avancoheni në karrierë përmes programeve tona të zhvillimit profesional.
Ne do të jemi një ekip i jashtëzakonshëm nëse ju:
- Keni aftësi të shkëlqyera komunikimi.
- Jeni njohës të mirë të gjuhës gjermane dhe zotëroni gjuhën angleze (kërkohet për disa nga klientët tanë).
- Jeni të apasionuar pas punës në grup.
Çfarë ofrojmë:
- Trajnime me pagesë.
- Paga të larta fikse + bonuse.
- Fleksibilitet në orarin e punës.
- Programe të avancimit profesional.
- Sigurim shëndetësor.
- Mjedis multikulturor.
- Aktivitete sociale.
Përfitime të tjera:
- Zyra e Doktorit – kontrolle dhe trajtime të shumëta
- Gym.
- Dhoma për lutje.
- Kantina – kafe dhe çaj falas.
Bashkohuni me kompaninë tonë, e cila është lider në treg dhe ofron mundësinë të punoni me një ndër shumë brendet e njohura ne botë!